Hansi Flick duket se ka një ëndërr dhe ajo lidhet ngushtë me Barcelonën. Trajneri i njohur ka disa oferta për t’u rikthyer në stol, kryesisht nga Premier League.
Është Chelsea një nga ekipet që kërkon doemos Flick për t’i besuar skuadrën për sezonin e ri, por siç raportohet nga mediat britanike, ‘Blutë” janë refuzuar nga gjermani.
59-vjeçari i ka dhënë “JO” mundësisë për të kaluar në “Stamford Bridge”. Flick pret me padurim që Xavi Hernandez të shkarkohet nga Barcelona, për të marrë drejtimin e katalanasve.
Poll