Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Momente të paharrueshme”, Toni Kroos: U shkatërrova plotësisht kur pash lot në sytë e tyre, kam një ëndërr të fundit

Shkruar nga NEWSPORT
“Momente të paharrueshme”, Toni Kroos: U shkatërrova
Toni Kroos me vajzën

Mbrëmja e djeshme për Toni Kroos do të mbahet mend gjatë. Mesfushori gjerman zhvilloi ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid u përballë me Betis.

Një mbrëmje emociuonuese, ku i gjithë stadiumi, shokët, lojtarët dhe stafi u përshëndetën me veteranin e  tyre. Lotët rridhnin pa ndaluar sidomos nga familjarët e tij, me Kroos që nuk mundi të përmbahej para tyre.

Pas ndeshjesh 33-vjeçari theksoi se momenti kur pa duke qarë fëmijët u shkatërrua plotësisht dhe se këto do të jenë për të momentë të paharrueshme. Ndër të tjera mesfushori deklaroi se ka dhe një ëndërr të fundit.  Ajo është të fitojë Champions-in e 15-të me Real Madrid.

“Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi. Ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht…

Dua të falënderoj gjithë tifozët e Realit, klubin, shokët e mi, të gjithë. Në këto 10 vite këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Kam përjetuar momente të paharrueshme.

Tani shpresoj të fitojmë Championsin e 15-të, do të ishte mënyra më perfekte për t’u ndarë me Realin”,  ka deklaruar i emocionuar gjermani.

Kujtojmë se me 1 qershor Reali do të duelojë me Dortmund për trofeun e Champions League, dhe pikërisht dueli me gjermanët do të jetë i fundit për Kroos me fanellën e “Los Blancos”. Ndërkohë 33-vjeçari do të luajë në Euro 2024 me Gjermaninë, ku shpreson që karrierën e tij si futbollist ta mbyllë me trofen presigjioz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga