Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me Barcelonën. Klubi ka mësuar edhe diagnozën për dëmtimin e sulmuesit i cili pritet t'i mungojë katalanasve për pjesën e mbetur të sfidave në kampionat, përfshi këtu dhe El Classicon përballë Real Madrid më 10 maj.
Konfirmimi vjen nga faqja zyrtare e kryesuesve të La Liga-s të cilët shkruajnë se Yamal ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë në bicepsin femoral në ndeshjen e fundit përballë Celta Vigos, ku fitorja minimale erdhi nga këmbët e tij përmes penalltisë dhe do ta ketë të pamundur të rikuperojë në kohë për trajnerin Hansi Flick.
Tekniku gjerman do të jetë i detyruar të kthejë sytë nga stoli për të parë se kush mund t'i përshtatet këtij roli për të ndihmuar skuadrën drejt objektivit për titullin.
Në anën tjetër, vetë talenti spanjoll do t'i nënshtrohet një plani të specializuar për të qenë i gatshëm për Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës që do të startojë në qershor, pasi kampionatet të kenë dhënë verdiktet e fundit.
The tests carried out have confirmed that first-team player Lamine Yamal has a hamstring injury in his left leg (biceps femoris muscle).
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 23, 2026
The player will follow a conservative treatment plan. Lamine Yamal will miss the remainder of the season, and he is expected to be available… pic.twitter.com/8UU4Bg9bDh
