Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Madrilenët” kërkojnë të harrojnë humbjen befasuese ndaj Lille, sfidohen nga “Nëndetësja” e verdhë

Shkruar nga NEWSPORT
“Madrilenët” kërkojnë të harrojnë humbjen
Real Madrid

Real Madrid përballet sot në mbrëmje me ekipin surprizë të këtij edicioni në La Liga, Villareal.

“Madrilenët” do të kërkojnë të marrin veten pas asaj disfate të papritur me Lille në Champions. Ata kishin një ecuri pa humbje në këtë start sezoni derisa u përballën me francezët. As aktivizimi i Mbappe nuk bëri të mundur parandalimin e humbjes.

Megjithatë, kampionët aktual të Spanjës janë ende të pamposhtur në kompeticionin vendas këtë sezon të ri. Ata humbën një 3 pikësh me shumë vlerë në derbin e javës së kaluar, ndaj nuk duan më hapa false në këtë sfidë.

Villareal në anën tjetër, po kalon një super formë me 5 fitore në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni. Ekipi i Marcelino me siguri do të jetë një kockë e fortë për t’u kaluar nga “Los Blancos”.

Ndeshja luhet në orën 21:00 në shtëpinë e kampionëve të Realit,  “Santiago Bernabeu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga