Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Reali i tregon Barcelonës se kush “komandon” në Spanjë, Mbappe fiton duelin me Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reali i tregon Barcelonës se kush “komandon” në
Real Madrid - Barcelona

Real Madrid i tregoi Barcelonës në “El Clasico” se janë ata ekipi për t’u mposhtur këtë sezon në La Liga. “Galaktikët” fituan me rezultatin 2 – 1 ndaj rivalit të “përbetuar”.

Ekipi i Xabi Alonsos nuk humbi kohë dhe u vendos në “aksion” që në minutat e para. Fillimisht ata kërkuan një penallti, por pas rishqyrtimit në “VAR”, u lejua që loja të vazhdonte. Në minutën e 12 Kylian Mbappe gjeti golin, por sërish “VAR” ndërhyri, pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, këmbëngulja e Realit nuk u ndal. Në minutën e 22 Mbappe zhbllokoi shifrat dhe “ndezi” tifozerinë vendase në “Santiago Bernabeu”.

U nevojit gabimi trashanik i Arda Gyler që Barça të barazonte përmes Fermin Lopez (38’). Por pas 5 minutash, Jude Bellingham u gjend në momentin dhe pozicionin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, 2 – 1.

Pjesa e dytë foli sërish për Realin. Mbappe humbi penalltinë në të 52 minutë, ama ky episod nuk ndikoi në ecurinë e ndeshjes.

Në fundin e takimit, Pedri u përjashtua nnga fusha me karton të kuq. Pas 10 javësh në La Liga, Real Madrid shkëputet nga Barcelona me 5 pikë.          

REAL MADRID – BARCELONA 2 – 1 (Mbappe 22', Bellingham 43'/Fermin Lopez 38')

90+11' Mbyllet "El Clasico", fiton Real Madrid 2 - 1

90+10' Karton i kuq për Pedri

52' Mbappe humb penalltinë dhe mban në "lojë" Barçën

52' Mbappe gabon nga penallti, mbetet rezultati 2 - 1 për Realin

45+7' Përfundonë fraksioni i parë i lojës 

43' Jude Bellingham shënon me port bosh, mbrojtja e miqëve në "gjumë"

43' GOL REAL MADRID! Bellingham e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë

38' Arda Gyler bën gabim trashanik, Fermin Lopez barazon shifrat 1 - 1

38' GOL BARCELONA! Fermin Lopez barazon rezultatin

22' Real Madrid zhbllokon shifrat me Mbappe

22' GOL REAL MADRID! Kylian Mbappe "gjunjëzon" Barcelonën

12' Goli i anuluar nga "VAR", "festa" e Mbappes nuk vlen

12' Goli i anuluar i Mbappes

5' Pretendimet për penallti te Reali, por pas rishikimit në "VAR", gjithçka është e rregullt

5' Rishikimi në "VAR"  

La Liga: Java e 10-të

Stadiumi: “Santiago Bernabeu”

Arbitër: Soto Grado

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Carreras, Huijsen, Militao, Valverde’ Vinicius, Camavinga, Tchouameni, Guler; Mbappe, Bellingham.

Trajner: Xabi Alonso.

Barcelona (4-3-3): Scezny; Kounde, Cubarsi, Gracia, Balde; Pedri, de Jong, Lopez; Lamine Yamal, Torres, Rashford

Trajner: Hansi Flick  

Poll

Lexo gjithashtu