Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lamine Yamal nuk fshihet: Jemi favoritë për të fituar Champions, kemi ndryshuar nga viti i kaluar

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal nuk fshihet: Jemi favoritë për të fituar Champions,
Lamine Yamal

Barcelona është një nga skuadrat çerekfinaliste në Champions League. Një rrugëtim që katalanasit do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund.

Kundërshtari i tyre në këtë fazë është Dortmund. Lamine Yamal ka folur dhe shprehet i bindur se Barça është pretendent për të fituar këtë trofe dhe se do t’i shkojnë deri në fund këti rrugëtimi.

“Ne jemi favoritët për Champions League. Kur mbaroi faza e grupeve, thashë se Liverpooli ishte favorit kryesor sepse ishte i pari. Por tani që ata u eliminuan, jemi ne, Barcelona.

Ndeshjet kundër Realit të Madridit janë shumë tërheqëse dhe ne jemi skuadra që i dëmton më shumë. Dhe anasjelltas.

Ne jemi një bllok ndryshe nga viti i kaluar, kur u mundëm nga PSG-ja. Shumë gjëra kanë ndryshuar, ndaj të gjithë duhet të na llogarisin mirë. Ne jemi si një familje e madhe dhe kjo na bën edhe më të fortë”, ka theksuar talenti spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga