
Lamine Yamal është një nga futbollistët më të mirë në botë. Pavarësisht se është vetëm 17-vjeç ka arritur të konfirmohet në krye të listës së yjeve.
Shpreh kohët e fundit po përflitet shumë se mund të fitojë “Topin e Artë”. Në lidhje me këtë ka folur Fabio Capello.
Ish-trajneri legjendar i Real Madridit dhe i Anglisë ka theksuar se që tani është i gatshëm të votojë për spanjollin. Sipas tij është një lojtar me shumë cilësi dhe sigurisht që do të përmirësohet akoma më shumë, pasi ende nuk është një fenomen, pasi Messi e Maradona kanë bërë gjëra që askush deri tani nuk i ka bërë.
“Lamine Yamal është një lojtar me shumë cilësi dhe mund të përmirësohet shumë, por unë nuk e shoh atë si një fenomen. Messi ose Maradona bënë gjëra që askush nuk mund t'i kishte imagjinuar, por tani për tani nuk mund ta krahasoj me ta.
Cristiano Ronaldo? Nuk po flas për numra, po flas për cilësi dhe gjenialitet. Ronaldo është një lojtar i frikshëm... Dhe sa gola ka shënuar? Më shumë se të gjithë, por nuk mund të jetë Messi ose Maradona.
Topi i Artë? Do të votoja për Lamine Yamal për Topin e Artë. Votat e mia do të ishin: Vinicius , Mbappe dhe, së pari, Lamine Yamal”, ka theksuar Capello.