Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kur e kam parë në stërvitje më ka mahnitur”, Wojciech Szczesny tregon lojtarin që e ka befasuar: Ka shumë cilësi teknike

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur e kam parë në stërvitje më ka mahnitur”,
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny u transferua te Barcelona vetëm 1 javë më parë. Portieri kaloi te katalanasit për të zëvendësuar Marc –Andre ter Stegen, me këtë të fundit që do të mungiojë për disa muaj për shkak dëmtimi.

Veteran polak ka nisur prej ditësh stërvitjen te Barça dhe në një interevistë për “Mundo Deportivo” ka treguar lojtarin që e ka befasuar. Szczesny thekson se Pau Cubarsi e ka befasuar kur e ka parë në stërvitje, ndërsa nënvizon se pavarësisht moshës mes vendime të rëndësishme në fushën e lojës dhe se ka shumë cilësi teknike.

“Cubarsi ka qenë fantastik për mua. Pasi e pashë atë në televizion, unë prisja që ai të ishte një mbrojtës modern me topin, por më i butë. Kur e shikoni atë live, ai në fakt nuk është aspak i butë dhe merr vendime shumë të mira.

Natyrisht, ai është shumë i mirë me topin sepse kualiteti i tij teknik është mjaft i lartë, por aftësitë e tij defanzive janë gjithashtu shumë të mira, isha shumë i mahnitur.

Nuk ka nevojë të flas për Lamine Yamal, nuk ka kuptim. E njoh Yamal por mbrojtja luan shumë më ndryshe se si isha mësuar, ai më ka mahnitur shumë. Mezi po pres që të krijojë një lidhje të fortë dhe të mirë me ta”, ka përfunduar polaku.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga