
Gavi i është nënështruar një operacioni në gju, të cilin fatmirësisht e ka kaluar me sukses. Talenti i Barçës menjëherë do të nisë edhe me fazën e rikuperimit, teksa parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 4-5 muaj.
Një dëmtim që doli më serioz seç mendohej në fillim dhe mungesa e mesfushorit lë një “boshllëk” të madh te Barcelona. Por gjithsesi vetë Gavi ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka falenderuar të gjithë për mbështetjen , ndërsa nënvizon se do të kthehet më i fortë.
“Ata prej jush që më njohin, e dinë se do të kthehem sa herë të jetë e nevojshme për të mbrojtur Barçën dhe popullin tim deri në fund. Një kampion i vërtetë nuk bëhet hero në momentet e suksesit, por në ato kur ngrihet pas rënies. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë!”, ka shkruar Gavi.
View this post on Instagram