Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit te Real Madrid bëri bujë ditën e djeshme, fill pas humbjes në Superkupën e Spanjës përballë Barcelonës me shifrat 2 – 3. Po ashtu, te “Galaktikët” u emërua si pasues Alvaro Arbeloa.
Mediumi prestigjioz “Transfermarkt”, bën me dije se synimi i madh për presidentin e madrilenëve është gjermani Jurgen Klopp. Ky i fundit ia ka dalë të lër “gjurmë” te Borussia Dortmund, duke “frenuar” dominimin e Bayern Munich në Gjermani, sikurse atë të Manchester City në Angli.
Shtohet më tej, se 57-vjeçari është i hapur për të marrë “timonin” e Realit në verë. Aktualisht, Klopp mbulon detyrën e “Drejtorit Global i Sportit” te Leipzig. Në total, protagonisti në fjalë ka fituar 13 trofe si trajner, konkretisht 8 me Liverpool dhe 5 me Dortmundin.
