
Carlo Ancelotti dhe Imanol Alguacil
Real Sociedad ka njoftuar largimin e trajnerit Imanol Alguacil në fund të sezonit aktual. Pjesë e klubit që prej vitit 2013, tashmë spanjolli do të ndajë rrugën duke filluar nga 1 korriku, kur i përfundon edhe kontrata.
Sociedad ka pasur paraqitje mjaft pozitive këtë sezon, teksa ende është në luftë për një vend në Europa League apo Conference Leauge. Në drejtimin e Imanol Alguacil, ekipi ka grumbulluar 42 pikë në 33 ndeshje.
Ndërkohë, vendimin për largimin e tij nga Sociedad e ka dhënë vetë trajneri 53-vjeçar. Ky i fundit ka kërkuar largimin, duke nisur kështu kërkimet për një aventurë të re që do ta presë në verë.
Poll