Humbja e papritur ndaj Celta Vigo dhe krijimi i hendekut prej 4 pikësh nga Barcelona kryesuese në La Liga, ka shkaktuar “tërmet” te Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle, besimi i presidentit Florentino Perez ndaj trajnerit Xabi Alonso është lëkundur ndjeshëm, madje nuk përjashtohet edhe shkarkimi.
Në një situatë gati kaotike, medium prestigjoz iberikas “El Mundo Deportivo” shkruan se kanë dalë emrat se kush mund ta zëvendësojë 44-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”.
Fjala është për dy legjenda të “gjalla” të botës së trajningut, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp, të dy të papunë aktualisht. Ndeshja e radhës për Realin është në datën 14 dhjetor, kundër Alaves në transfertë dhe një tjetër rezultat negtiv do të thoshte shumë për trajnerin Xabi Alonso.
