Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Carlo Ancelotti i sinqertë: Milani dashuri e veçantë, por Real Madrid është klubi më i mirë në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Carlo Ancelotti i sinqertë: Milani dashuri e veçantë, por Real
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë kundër Alavës. Përtej kësaj sfide, tekniku ka folur dhe për Milanin. Ancelotti thotë se “Djalli” është një dashuri e veçantë për të, por Reali mbetet klubi më i mirë në botë.

“Kemi filluar të kemi një rrjedhshmëri të mirë loje. Por në çdo garë duhet të vuash, të luftosh, të garosh. Jemi më mirë dhe do të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

300 ndeshje si trajner i Realit të Madridit? Kam pasur fatin të drejtoj klube të mëdha, si Milani, për të cilin kam një dashuri të veçantë, sepse kam qenë lojtar.

Por Real Madridi është klubi më i mirë në botë, nuk ka dyshim për këtë. Nesër do të arrij 300 herë në këtë stol… Nuk them se është mrekulli, por thuajse një mrekulli”, tha Ancelotti.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga