Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Bir k*rve!" ZBARDHET debati mes Vinicius dhe Xabi Alonso, braziliani “kërcënon” Real Madrid: Po largohem! (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
“Bir k*rve!" ZBARDHET debati mes Vinicius dhe Xabi Alonso, braziliani
Momenti i zëvendësimit të Vini JR

Real Madrid mori një fitore të madhe në “El Clasico” përballë Barcelonës, me shifrat 2-1. Por “xhiron” në rrjet, po e bën momenti kur trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso vendosi të zëvendësonte Vinicius JR.

Aty u pa qartë irritimi i sulmuesit me teknikun spanjoll, ndërkohë që sot DAZN, ka nxjerrë në dritë detaje të reja. “Po largohem nga skuadra... Po largohem, më mirë të iki”, ka thënë braziliani në momentin e zëvendësimit.

Momenti i zëvendësimit të Vini JR

Ndërkohë kur Vini pa numrin 7 në tabelën elektronike te arbitri i katërt, mësohet t’i ketë thënë nga larg. “Unë, unë? Zotër, zotëri”. Megjithatë, këto thirrje nuk ia ndryshuan mendien Xabi Alonsos.

Madje, ky i fundit e ka ofenduar brazilianin, duke “nxitur” konfliktin më tepër. “Hajde Vini, bir k*rve”, janë fjalët që “timonieri” i Real Madrid i ka thënë pikërisht Viniciusit në momentin e zëvendësimit.

Një situatë e pakëndshme në një klub të madh si Reali, teksa pritet të shihet nëse do të ketë masa ndëshkuese nga “Los Blancos” për futbollistin brazilian.

 

Poll

Lexo gjithashtu