Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelonës i “rrëshqet këmba” përballë Sociedad, Arbeloa me ekipin nisin “festën”

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelonës i “rrëshqet këmba” përballë
Barcelona - Real Sociedad

Barcelona u përball me Real Sociedad dje, në një ndeshje e cila u mbyll me shifrat 2-1, në favor të këtyre të fundit. Ndërsa “festën” më të madhe, nga ana e tjetër e bën skuadra e Real Madrid, të cilës i janë “ringjallur” shpresat për kryesimin në La liga.

“Disfata” e skuadrës katalanase i dha mundësinë Real Madridit të afrohet në vetëm një pikë diferencë në garën për titull pas 20 javësh në La Liga, ku aktualisht madrilenët kanë 48 pikë ndërsa Barcelona 49 të tilla.

Sipas medias “The Athletic”, në Madrid tashmë ekziston bindja se kampionati është plotësisht i hapur dhe se “ të bardhët” mund ta përmbysin Barcelonën në pjesën e mbetur të sezonit, me edhe 18 ndeshje për t’u zhvilluar.

Humbja ndaj Sociedad i dha fund serisë prej 11 fitoreve seri të Barcelonës, duke rrëzuar “bindjen” se skuadra e Hansi Flick është e pathyeshme.

Nga ana tjetër, edhe pse Real Madridi ka pasur luhatje në formë gjatë javëve të fundit, ardhja e trajnerit të ri, Alvaro Arbeloa ka rikthyer optimizmin në klub. Brenda skuadrës besohet se një seri pozitive është shumë pranë dhe se momenti për të marrë kreun mund të vijë shpejt.

 

Poll

Lexo gjithashtu