Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Arrihet akordi, Hansi Flik do të qëndrojë te Barcelona edhe për një vit tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet akordi, Hansi Flik do të qëndrojë te Barcelona edhe
Hansi Flick

Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën edhe për një sezon tjetër. Palët tashmë kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshjes pas bisedimeve të ditëve të fundit.

Megjithatë, siç raporton “Marca”, rinovimi do të zyrtarizohet vetëm në fund të sezonit aktual. Vendimi është marrë nga vetë Flick së bashku me klubin katalanas. Për momentin askush nuk dëshiron të ketë asnjë lloj distance, skuadra po luan për mundësinë e fitimit të tripletës, ndaj fokusi mbetet në fushë.

Katalanasit në fakt, po kalojnë momentin vendimtar të sezonit, prandaj e gjithë vëmendja është te performanca sportive e skuadrës. Por ka edhe një faktor tjetër kyç pse nuk u bë e mundur zyrtarizimi i rinovimit të Flick. Barcelona aktualisht ka limite pagash të vendosura nga La Liga, ndaj njoftimi zyrtar do të vijë në fund të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga