Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"Ankandi" për Vedat Muriqin, Mallorca ua bën të qartë klubeve të interesuara për "Piratin": Sulmuesi ynë vlen...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ankandi" për Vedat Muriqin, Mallorca ua bën të
Vedat Muriqi

Është e dukshme që Mallorca nuk do t’ua bëjë të lehtë klubeve të interesuara për shërbimet e Vedat Muriqit.

I kthyer në liderin e sulmit dhe pasi u bë pjesë e historisë duke barazuar legjendarin Samuel Etto, skuadra spanjolle është në një situatë të favorshme për të mos nxituar me vendimet për shitjen e 34-vjeçarit, pavarësisht ofertave që kanë trokitur në derën e këtij të fundit.

Ultima Hora, një medium spanjoll shkruan se drejtuesit ia kanë bërë të qartë klubeve që duan të blejnë Muriqin, se në arkën e tyre duhen derdhur 30 milionë euro, në të kundërt, shifrat që nuk i afrohen këtij pretendimi nuk do të merren në konsideratë.

Edhe pse është përfolur për një rikthim të sulmuesit të Kosovës në Turqi ku e kërkon Fenerbahçe, situata ende nuk ofron një panoramë të qartë, ndërsa duhet vetëm përfundimi i sezonit dhe dëshira vendimtare e Muriqit për të kuptuar nëse çmimi do të qëndrojë po njësojë, apo klubet e interesuara do të përfitojnë skonto.

Krahas klubit turk, për sulmuesin e Mallorcas ka interesim dhe nga Barcelona që e sheh si investim me kosto të ulët për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Poll

Lexo gjithashtu