Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka shkruar historinë me gjigantët e Premier League, ish-sulmuesi legjendar përballet me vendimin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
Ka shkruar historinë me gjigantët e Premier League, ish-sulmuesi
Robin Van Persie dhe Wayne Rooney

Feyenoord ka vendosur që të lirojë nga detyra e trajnerit, Robin Van Persie. Skuadra hollandeze e ka njoftuar këtë vendim përmes një komunikate në rrjete sociale, aty ku shkruan se bashkëpunimi me teknikun 42-vjeçar i ka ardhur fundi, kjo për shkak të rezultateve që kanë munguar.

Kjo ishte dhe eksperienca e tij e parë si trajner, pasi më herët e ka nisur duke trajnuar të rinjtë e klubit. Përpara se të tërhiqej nga futbolli, Van Persie veshi fanellën e fëmijërisë, ndërsa kulmin e karrierës e arriti në Premier League me Arsenal dhe Manchester United.

Gjithsej, në 596 ndeshje të zhvilluara si futbollist aktiv, ish-sulmuesi i “Tulipanëve” shënoi 274 gola si dhe kontribuoi me 84 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu