
Gvardiol & Akanji
Kjo merkato vere, ka konfirmuar se këtë sezon ekipi i Galatasaray do të jetë një superfuqi jo vetëm në Turqi, por edhe në Europë. Pas emrave të mëdhenj në sulm si Osimhen dhe Sane që u bashkuan, kampionët turq janë gati të përforcojnë mbrojtjen.
Objektivi i radhës në merkaton e Galatasaray është Manuel Akanji. Sië raportojnë mediat britanike, verdhekuqtë kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me Manchester Cityn për transferimin e mbrojtësit në Turqi.
Bëhet fjalë për një tarifë prej 15 milionë euro që “Citizens” pritet të përfitojnë nga largimi i zviceranit. Megjithatë, Galatasaray duhet të arrijë marrëveshje edhe me Akanji për transferimin e tij.
Poll