
Erhun Obanor është një futbollist që aktivizohet në Arabinë Saudite. Dikur pjesë e Superiores dhe Kategorisë së Parë, afrikani ka mbushur një statistikë interesante në ligën e re.
Ish-lojtari i Laçit luan në ligën e parë saudite dhe jo në RSL, kampionatin elitar ku ndodhen “yjet” krahë CR7. Nigeriani këtë sezon është aktivizuar 17 herë nga klubi Al Zulfi, teksa në ndeshjen e fundit ka përmbushur shifrën e 50 paraqitjeve në Lindjen e Mesme.
Mbrojtësi ka qenë pjesë e kurbinasve, ku u shqua në rolin e mbrojtësit, teksa në Shqipëri ka ardhur për herë të parë për llogari të një tjetër ekipi verior, Kukësit. Po ashtu, 29 vjeçari ka mbrojtur dhe ngjyrat e Vorës në një kategori më poshtë, aventura e fundit kjo e qendërmbrojtësit në vendin tonë.
Obanor u largua nga vorakët në vitin 2023 dhe u zhvendos direkt në vendin e naftës. Në Arabi,ish-i Superiores ka luajtur për klube, përfshirë këtu dhe ekipin ku ndodhet aktualisht.
