
Si çdo vit edhe sivjet pritet që “Topi i Artë” të sjellë mjaft polemika. Para 2 ditësh është mësuar se ceremonia e “Topit të Artë 2025” do të mbahet në Paris më 22 shtator.
Shumë futbollistë e kanë “ëndërr” të fitojnë këtë çmim prestigjioz, ndërsa shumë të tjerë e kanë fituar disa herë. Thierry Henry ka folur së fundmi për këtë çmim, i cili shprehet i bindur se Steven Gerrard është një nga ish-futbollistët që duhej ta fitonte patjetër këtë trofe.
Sipas legjendës franceze është turp i madh që mesfushorit më të mirë të të gjitha kohërave nuk iu dhënë ky çmim prestigjioz dhe është shumë neveritëse të shikosh vit pas viti të njëjtët emra si kandidatë kryesorë për të fituar.
“Fituesit e Topit të Artë votohen si të duan, dhe kur shikon votimin çdo vit, sheh të njëjtët tre emra të parë dhe mendon: ‘A e ke seriozisht?’
Për shembull, është turp që Gerrard nuk e fitoi kurrë çmimin pas finales së Champions League të vitit 2005 në Stamboll.
Unë e konsideroj Steven një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, ka theksuar francezi.