Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Eja luaj me mua”, Neymar tregon ftesën e papritur të Pep Guardiolës

Shkruar nga NEWSPORT
“Eja luaj me mua”, Neymar tregon ftesën e papritur të Pep
Neymar dhe Pep Guardiola

Neymar Jr po mundohet të rikthehet në formën e tij optimale. Sulmuesi brazilian mbylli aventurën e tij me Al Hilal në Arabinë Saudite, për t’u rikthyer përsëri tek Santos.

Teksa së fundmi, braziliani ka treguar një bisedë mes tij dhe Pep Guardiolës, kur ky i fundit kishte vendosur të bëhej trajner i Bayern Munich. Neymar tregon se tekniku spanjoll donte ta merrte me vete tek bavarezët, por kjo gjë nuk u realizua.

“Isha me të brendshme dhe bluzë, hapa derën dhe ishin babai dhe Guardiola. U ktheva, vesha pantallonat e shkurtra. Aty ishin babai, Guardiola dhe një përkthyes.

Guardiola ulet në dhomën time dhe më thotë: “Dua të shkoj te Bayerni. Dua të vish me mua, eja të luash me mua dhe unë do të të bëj më të mirin. Do të luash këtu, do të bësh këtë, nëse nuk shënoni 60 gola në një vit, do të ndryshoj emrin tim”, ka treguar sulmuesi brazilian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga