
Pas një sezoni fantastik dhe emocionues siç ishte ai i 2023/24, FIFPRO ka bërë të ditur pak më parë formacionin më të mirë të futbollit Europian të sezonit që lamë pas.
Në katërkëndëshin e portës është portieri i Manchester City, Ederson Moraes. Ndërsa treshja e mbrojtjes në këtë formacion përbëhet nga Dani Carvajal, Antonio Rudiger dhe holandezi Virgil Van Dijk.
Duke filluar më pas me mesfushën e këtij formacioni, të cilën e kanë dominuar emra si Kevin De Bruyne, Rodri, Toni Kroos dhe Jude Bellingham, ky i fundit mori më shumë vota se çdo lojtar.
Yjet e repartit të sulmit në formacionin e vitit 2023/24 janë Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Vinicius Junior. 5 prej lojtarëve të këtij formacioni pa përfshirë Mbappë, ishin pjesë e Real Madrid, 4 të Manchester City dhe Virgil Van Dijk që përfaqëson i vetëm Liverpoolin.
View this post on Instagram