
Alejandro Grimaldo po zhvillon sezonin e tij të dytë në Bundesligë me Bayer Leverkusen në nivele mjaft të larta. Në 24 paraqitje këtë sezon në kampionatin gjerman, anësori spanjoll ka realizuar dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë.
Përtej formës së tij të mirë me “aspirinat”, Grimaldo ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Spanjë. “Do të doja të kthehesha në Spanjë në plan afatshkurtër ose afatmesëm. Është një objektiv i imi që e kam në mendje dhe e di edhe Leverkusen.
Real Madrid, Atletico Madrid apo Barcelona? Jam rritur në akademinë La Masia, është klubi ku jam rritur si lojtar dhe person, dhe është klubi ku kam dashur të luaj kur kam qenë fëmijë. Më kujtohen disa intervista kur kam qenë i vogël duke thënë se ëndrra ime është të luaj për Barcelonën”, shprehet Grimaldo.