Finalja e djeshme e Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila ishte një përballje që fali "magji" dhe emocion i kishte të gjitha. Mjaftoi 1 gol nga ana e Senegalit që skuadra ta shikonte veten me një tjetër trofe në raftin e sukseseve, që sa i takon këtij kompeticioni është titulli i dytë për ta.
Megjithatë episodi i cili “shtangu” të gjithë tifozët ishte penalltia aq e dëshiruar nga Maroku, por e cila nuk u finalizua në gol nga ana e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz. Ky i fundit e ka përjetuar shumë rastin e humbur sa është parë edhe duke dalë me lot nga fusha.
Ndërsa përvevç reagimit pas përfundimit të ndeshjes që është fiksuar nga kamerat, sulmuesi ka dalë edhe në një deklaratë për mediat. Ai është shprehur se humbja e penalltisë e ka bërë të ndihet fajtor, madje duke iu kërkuar edhe falje të gjithë tifozëve për gabimin dhe zhgënjimin që iu ka dhënë dje të gjithë popullit të tij maroken.
"Po më dhemb shpirti. E ëndërrova këtë titull për shkak të gjithë dashurisë që më keni dhënë ju djema, çdo mesazhi, çdo shenje mbështetjeje që më bëri të ndihesha sikur nuk isha vetëm. Dhashë gjithçka, me zemrën time mbi të gjitha. Dje dështova dhe marr përgjegjësi të plotë. Kërkoj ndjesë sinqerisht. Do të jetë e vështirë për mua të shërohem, sepse kjo plagë nuk është e lehtë për t'u shëruar, por do të përpiqem. Jo për mua, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe për të gjithë ata që vuajtën me mua. Do të vazhdoj deri në ditën kur të mund ta kthej gjithë këtë dashuri dhe të jem krenaria e popullit tim maroken” është shprehur sulmuesi.
