
Egnatia - Olimpija Ljubljana
Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference Leagaue. Të enjten rrogozhinasit do të presin në “Egnatia Arena” Olimpija Ljubljana.
Takim që është programuar të startojë në orënn 21:00 dhe është i vlefshëm për raundin e 3-të, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0. Në shtëpi rrogozhinasit do të luajnë “gjithçka për gjithçka” për të tentuar kualifikimin.
Dhe në një ndeshje kaq të rëndësishme klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Kështu kampionët kanë nxjerr në shitje edhe biletat.
Për tifozet femra hyrja në stadium do të jetë si gjithmonë falas, ndërsa për pjesën tjetër të tifozvëe cmimet e biletave variojnë nga 500 lekë deri në 10000 lekë.
Poll