
Egnatia 0 – 2 Vikingur (1-2) (Dulysse 28' AG, Thrandarson 48')
Pasi fituan ndeshjen e parë 1-0 në Islandë, Egnatia është mposhtur në të dytën me rezultatin e pastër 0-2 nga Vikingur. Rrogozhinasit ishin të pafuqishëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Si fillim ishte autogoli i Dulysse ai që i dha avantazhin në këtë ndeshje islandezëve, por duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Më pas, me nisjen e pjesës së dytë, Vikingur përfitoi nga pasiguria në mbrojtjen rrogozhinase.
Në minutën e 48-të të ndeshjes, kampionët e Islandës ia dolën që të shënonin edhe golin e dytë. Pas këtij goli, Egnatia krijoi raste të shumta, por nuk ia doli të finalizonte, duke u eliminuar kështu nga Conference League.
Golat:
48' Vikingur shënon golin e dytë.
28' Autogol nga Dulysse, Vikingur në avantazh.