Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

1 gol dhe 2 asiste, Vinicius ”kap” Hernandez dhe u lë “targën” Benzemas e Muller. Vihet në ndjekje të Neymar, Messit dhe Ronaldos (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
1 gol dhe 2 asiste, Vinicius ”kap” Hernandez dhe u lë
Vinicius

Real Madrid shkatërroi 6-1 në “Santiago Bernabeu” Monacon. Duel i vlefshëm për Champions league dhe madrilenët koleksionojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.

Vinicius ishte padiskutim protagonisti kryesorë i kësaj sfide, kjo pasi braziliani ia doli të shënonte 1 gol dhe të asistonte në 2 raste, duke kontribuar në 3 nga 6 golat e “Los Blancos”. Falë paraqitjet së tij pozitive ndaj Monacos, Vinicius ka bërë një arritje personale.

Me dy asistimet kundër Monacos, Vinicius Junior arriti kuotën e 30 asistimeve në Champions League, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditjen e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion prestigjioz.

Top-10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve:

Cristiano Ronaldo – 42 asistime

Angel Di Maria – 41 asistime

Lionel Messi – 40 asistime

Neymar – 33 asistime

Kevin De Bruyne – 31 asistime

Ryan Giggs – 31 asistime

Xavi Hernandez – 30 asistime

Vinicius Junior – 30 asistime

Thomas Muller – 30 asistime

Karim Benzema – 29 asistime

Poll

Lexo gjithashtu