
Zlatan Ibrahimoviç i ka përfunduar kontrata me klubin amerikan të LA Galaxy dhe prej javësh mediat kanë aluduar mbi të ardhmen e suedezit. Ibrahimoviç lidhej ngushtë me një transferim tek klubet e Milanos dhe mesa duket zërat janë të vërtetë.
Komisioneri i MLS, Don Garber, duket se padashje ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit në një intervistë për ESPN. Në fjalën e tij ai thotë se Ibrahimoviç do të transferohet tek ekipi i Milanit në këtë merkato të janarit.
"Zlatan është një personazh interesant, ne kemi nevoj për lojtarë të tillë siç ishte dhe Beckham vite më parë. Ai tashmë është 38 vjeç dhe është transferuar tek Milani një nga klubet më të rëndësishme në botë. Unë isha i lumtur që ai ka qenë këtu dhe kam kaluar momente të veçanta me atë", u shpreh Garber.
#MLS, il Commissioner Don Garber si lascia scappare un "#Ibrahimovic al #Milan".
— MLSsoccerItalia.com (@MLSitalia) November 7, 2019
Gaffe o anticipazione? #calciomercato pic.twitter.com/7Ry3vFkEYm