
Barcelona u shkërmoq dje 8-2 nga Bayern Munich në Champions. Rezultati I thellë dhe loja jo bindëse e katalanasve tanimë do të mbahet mend gjatë, ndërsa turpërimi I spanjollëve nuk ka kaluar pa pasoja. Kryesia e klubit me në krye presidentin Bartomeu pritet që të revolucionarizojnë ekipin, duke shkarkuar së pari trajnerin Setiene dhe disa nga drejtorët e klubit.
Lajmi bëhet me dije në mesnatë nga Fabrizio Romano, gazetari italian që shkon më tej duke thënë se do të jetë Mauricio Pochetino trajneri I ri I Barcelonës. Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por sipas të gjitha gjasave ditët në vijim do jenë shumë vendimtare për të ardhmen e shumë lojtarëve te katalanasit.
Poll