
Vllaznia bëri një ndeshje të madhe mbrëmjen e djeshme duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Siroki Brijeg. Shkodranët përmbysën rezultatin e ndeshjes së parë dhe arritën të kualifikoheshin për në turin e dytë të Conference League falë rezultatin 4-3 në të dyja takimet. Në fund të ndeshjes për mediat foli edhe kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta i cili nuk e fsheu gëzimin për këtë sukses të Vllaznisë.
"Suksesi ishte që besuam deri në minutën e fundit, i kërkova çunave që sido të shkonte ndeshja të besonin deri në fund".
Trajneri? "Trajneri na kërkoi të bënim ndeshjen tonë, kishte shumë besim tek ne. Isha i sigurt që do të shënonim më shumë se 2 gola. Tifozët ishin lojtari jonë i 12-të".
Biseda me gjyqtarin? "Në minutën e 70-të pata rastin të komunikoj me arbitrin e ndeshjes dhe më tha që këta tifozë ka kohë që s'janë parë në stadium.
Jam shumë i lumtur, Vllaznia pas 10 vitesh merr pjesë në Europë. Dhe pas 10 vitesh bën këtë ndeshje. Falënderoj stafin, shokët dhe presidentin që na ka qëndruar afër dhe të gjithë tifozët shpresoj të vazhdojmë më tej.
Turi i dytë i Conference League:"Është herë për të folur për fazën tjetër, nuk kemi informacion për kundërshtarin. Do të shohim mundësitë tona kundër AEL Limassolit e cila është një skuadër e fortë, kam shumë besim se do të kalojmë në turin tjetër".