Tefik Osmani është i vetmi lojtar nga sezoni i shkuar që nuk ka rinovuar me Skënderbeun. Shtatlarti korçar në dy sezonet e fundit ka dhënë shumë për fanellën e vendlindjes, ndërsa ka paralajmëruar rikthimin me anë të një fotografie.
Tefik Osmani ka postuar në profilin e tij në facebook një foto, ku shfaqen dy fëmijët e tij në stadiumin "Skënderbeu". Por ndryshe nga fëmijët e tij të cilët ndodhen në fushën e Korçës, vetë Osmani nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.
Poll