
Leonardo Malezzi është futbollisti uruguaian i ardhur në provë te Kukësi. Ditën e djeshme trajneri Gjoka e aktivizoi mesfushorin në pjesën e dytë. Edhe pse kishte disa kohë pa luajtur, ai ka treguar aftësitë e tij duke rënë menjëherë në sy të trajnerit të verilindorëve. Tekniku i pankinës kuksiane, së bashku me presidentin Gjici duken se kanë mbetur të kënaqur nga ajo që mesfushori tregoi në fushën e blertë.
Me shumë gjasa drejtuesit verilindorë do t'i ofrojnë kontratën për të nënshkruar, pasi trajneri Gjoka vështirë se do të dojë ta largojë nga skuadra mesfushorin e sapoardhur në kampin verilindor. Zhvillime të reja pritet të ketë në orët në vazhdim.
Poll