Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, pas barazimit 1-1 me Kastriotin është shprehur për Supersport se Kastrioti ka luajtur një ndeshje të mirë dhe e meritonin këtë pikë.
Më tej, tekniku theksoi se pas shënimit të golit, skuadra ra në gjumë, por që duhet ta kishin mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.
“Nuk mund të them se jam i kënaqur. Bëm gol shpejtë, por ai gol na vuri në gjumë. Mendoj që në pjesën e parë bëm gabim, sepse duhet ta zgjidhinim ndeshjen në pjesën e parë. Ishte një ndeshje derbi. Ekipi i Krujës dha maksimumin, luajti me topa të gjatë dhe na vuri në vështirësi. Nuk e di nëse është koha, apo janë fushat. Jam i pakënaqur me mënyrën si luajtëm futboll. Ne jemi të brishtë në sulm, por ne kemi mundësitë tona. Ne tashmë jemi të penalizuar, sepse sulmuesin kryesor e kemi të dëmtuar. Duhet të krijojmë raste, sepse më pas themi që e kanë fajin sulmuesit. Megjithatë, kundërshtari luftoi fortë, e meritoi pikën. Kruja sot na tregoi si luftohet për mbijetesë. Uroj që Kastrioti të qendrojë në Superiore.
Në fakt, ne nuk po gjejmë atë lojtarin që luan në qendër, duhet të krijojmë më shumë lojë, sepse ndryshe është shumë e vështirë. Blerjet e reja janë shumë prapa dhe akoma nuk e kanë fituar besimin tim”, është shprehur Prenga.