
Besa është pjesë e Kategorisë së Parë edicionin e ardhshëm futbollistik, pasi e mbylli sezonin e fundit në vend të 9. Në mesin e tabelës, kavajasit nuk konkurruan për elitën, por as nuk ishin pjesë e skuadrave që provuan “play-out”.
Tashmë te Besa kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Ndërtimi i ekipit fillon nga krahët e mbrojtjes, ku “Kategoria e Parë” tregon se është arritur marrëveshja me Shaqir Jugun dhe Joni Nurjan.
Jugu luajtuar sezonin e fundit te ekipi U21 i Kukësit dhe më pas te Turbina, ndërsa Nurja mbylli aventurën me Turbinën. Kujtojmë se Nurja është produkt i akademisë së Tiranës.
Poll