
Valon Berisha ka folur menjëherë pas ndeshjes. Sulmuesi i skuadrës austriake është shprehur i kënaqur për kualifikimin e skuadrës së tij, por nuk ka harruar të përmendë edhe Partizanin. Sipas tij ekipi i kuq ka një skuadër të mirë, por lojtari që ai pëlqen më shumë është Lorenc Trashi. Trashi, sipas Berishës është një lojtar shumë i fortë dhe kualitativ.
"Ne bëmë një ndeshje të mirë dhe arritëm të fitonim. Edhe Partizani luajti fort dhe bëri një paraqitje të mirë, ashtu si e prisnim. Dua të veçoj mesfushorin e majtë, Lorenc Trashi i cili më pëlqen shumë. Ai është një lojtar i fortë dhe i mirë. Skuadra shqiptare na befasoi në ndeshjen e parë, por jo sot. Gjithsesi unë i uroj suksese në kompeticionet pasardhës dhe në Ligën e Shqipërisë", përfundoi Valon Berisha.