
Ditën e sotme mesfushori kosovar, Bernard Berisha, së bashku me ekipin e tij Anzhin kanë arritur të marrin fitoren e parë në kampionatin rus për sezonin e ri futbollistik.
Skuadra e ish-futbollistit të Skënderbeut ka fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Arsenal Tula.
Berisha u aktivizua gjatë gjithë takimit dhe dha ndihmesën e tij për këtë fitore, ndërsa u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 82-të.
Pas 3 javësh kampionat, Anzhi ka grumbulluar 4 pikë.
Poll