Samuel Eto’o është lojtari i radhës që njofton pensionimin. Sulmuesi kamerunas ka vendosur t’i japë fund karrierës 22 vjeçare, të kaluar në 13 klube të ndryshme. Katër herë fituesi i lojtarit më të mirë të Afrikës ka njoftuar tërheqjen përmes rrjetit social “Instagram”.
“Fundi. Drejt një sfide të re. Faleminderit të gjithëve, dashuri e madhe.”-shkruan Eto’o.
38 vjeçari është aktivizuar me skuadrat më të rëndësishme më kontinentin Europian si Reali i Madridit, Leganes, Espanyol, Mallorca, Barcelona, Inter, Anzhi Makhachkala, Chelsea, Everton, Sampdoria, Antalyaspor dhe Konyaspor përpara se të firmoste me Katar SC.
I cilësuar si sulmuesi më i mirë i dekadës, Eto’o fitoi gjatë karrierës së tij futbollistike, 2 Kupa Spanje, 2 Superkupa Spanje, 3 kampionate të La Liga dhe 3 Champions League.
Ndërsa gjatë eksperiencës së tij te Interi ai fitoi edhe një herë Seria A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe Botërorin e Klubeve, pas suksesit në Champions me zikaltërit. Gjithashtu, Eto’o do të mbahet mend si lojtari që fitoi 2 tripleta radhazi në karrierë, me Barcelonën 2008-2009 dhe Interin në sezonin 2009-2010.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.