Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

BELLINGHAM i shumëkërkuar, por drejtuesit e Dortmund habisin me deklaratën: Nuk ka oferta në drejtim të tij

Shkruar nga NEWSPORT
BELLINGHAM i shumëkërkuar, por drejtuesit e Dortmund habisin me

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha duke u kthyer kështu në sensasionin e merkatos. Kontrata aktuale e anglezit me Borussia Dortmund përfundon në qershor të vitit 2025, por vera pritet të “ndizet” për shërbimet e tij.

Real Madrid përflitet si një nga skuadrat që kërkon dëshpërimisht shërbimet e tij, por deklarata e drejtorit sportiv të kubit gjerman, Sebastian Kehl ka habitur jo pak.

 “Jude ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm këtu. Me mënyrën e tij të të luajturit futboll, me grintën dhe përkushtimin e tij, ai është identifikuar shumë me klubin bardhezi.

Aktualisht nuk ka asnjë presion. Jude dëshiron të përqendrohet plotësisht në futboll. Dhe meqë ra fjala, nuk ka asnjë ofertë. Sigurisht që ne kemi nevojë për burime financiare për të nënshkruar lojtarë të rinj, por nuk duhet ta lidhim këtë çështje me një lojtar të vetëm”, ka deklaruar drejtori sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga