Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, ka lënë tashmë Rijekën dhe Kroacinë dhe është transferuar në Rusi, ku ka firmosur për ekipin e Terek Groznit. Por ai ka lënë në Kroaci vëllanë e tij. Mos u çudisni! Shkodrani ka postuar një foto në “Instagram”, ku është bashkë me babanë e tij dhe me Odise Roshin, i cili nuk është thjesht një shok skuadre për Bekimin, por një vëlla, siç e konsideron ai vetë dhe e nuk nguron ta shprehë edhe publikisht. Ka reaguar ndërkohë me të njëjtën mënyre edhe Odise Roshi, siç shihet nga postimet e tyre.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.