
Bekim Balaj ka folur pas humbjes 1-0 kundër Islandës.
Sulmuesi kuqezi s'ishte në ditën e tij, megjithatë ai është i bindur në
kualitetin e grupit aktual që ka Shqipëria. Për mikrofonin e Supersport,
shkodrani deklaroi:
"Duhet të shënonim. Më vjen keq për këtë ndeshje që bëmë. Por, e mbyllëm me një
humbje. Në këtë moment do të na bënin shumë punë pikët. Unë e kuptoj analizën
tuaj profesor Hafizi.
Loja e sulmuesit nuk është individuale pasi s'është tenis. Ku ishte krosi që ta
godisja topin me kokë? Ne do të bëjmë maksimumin në mënyrën si vjen loja. Nuk është
se ne dominojmë ekipet në përgjithësi. Mendoj se jemi të vetdijshëm për mënyrën
tonë të lojës. Duke ditur fuqinë fizike të kundërshtarit, e përgatitëm mirë
ndeshjen. Luajtëm me top të gjatë dhe rrezikuam vetëm me aude. Në fund humbëm
dhe kjo është ajo që vlen. Duhet të kërkonim dhe bënim më shumë. Pësuam një gol
që na hoqi një pikë me vetëm një pikë që ekipi kundërshtar na krijoi. Një rast
shënoi Islanda, arriti të shënonte. Lojën e kishim më në kontroll se ata.
Unë me Sokolin njihemi prej vitesh. Kemi luajtur edhe Tirana. Është ndeshja e parë që luajmë bashkë. Duhet të ndihmojmë ekipin në fazën ofensive. Që në takimin e parë është e vështirë që ta përfeksionojmë këtë gjë. Shpresojmë të kemi vazhdimësi", deklaroi ai.