Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bekim Balaj jetik, Vllaznia e ‘përhumbur’ pa kapitenin

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj jetik, Vllaznia e ‘përhumbur’ pa kapitenin

Bekim Balaj e nisi sezonin e tij të parë pas rikthimit në Superiore me pak vështirësi. Mirëpo, ky sezon është një tjetër histori për ish-bomberin e Kombëtares. Me shiritin e kapitenit në krah, Balaj ka marrë një tjetër stad.

Sulmuesi 32-vjeçar është kthyer në lider absolut për shkodranët dhe në 12 ndeshje ka shënaur plot 8 gola e 1 asist. Prezenca e tij në fushë është jetike dhe kjo u pa në sfidën e fundit me Laçin. Pa kapitenin e tyre, lojtarët e Vllaznisë dukeshin të përhumbur në fushën e lojës.

Pa një pikë referimi, pa dikë që të marrë përsipër gabimet, protestat tek arbitri dhe ‘kërcënimet’ ndaj kundërshtarëve. Me kurbinasit ishte i detyruar ta shihte nga tribuna për shkak të pezullimit prej 4 kartonash, por të martën do të jetë sërish në fushë në ndihmë të Vllaznisë së tij, lojtarëve të tij, me synimin për golin e rradhës dhe rikthimin te 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga