
Bekim Balaj e ka nisur në mënyrë të mirë eksperiencën te Nizhny Novgorod në Superligën ruse të futbollit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në ndeshjen e fituar 1-0 kundër Sochi, e vlefshme për javën e parë të kampionatit rus. Balaj nuk mundi të gjej rrjetën pavarësisht disa tentativave, por ishte i aftë që të udhëhiqte skuadrën dhe të nxirrte ekipin përpara.
Nizhny ka si synim mbijetesën në këtë edicion dhe eksperienca e madhe e Balaj do jetë një shtysë e madhe për të arritur këtë objektiv madhor për një klub si ata.
Poll