Mesfushori i njohur shqiptar që luan për Levanten në kampionatin spanjoll Enis Bardhi mund të transferohet në njërin prej kampionateve më të fuqishme të botës Premier League. 23-vjeçari vlerësohet me nota të larta nga trajneri i Fulhamit Claudio Ranieri, i cili po mendon të përforcojë skuadrën në këtë periudhë të vështirë.
Italiani është njëri prej trajnerëve më me eskperiencë sot në futboll, pasi ka drejtuar klube të mëdha si Fiorentina, Chelsea, Inter, Chelsean, Romën, Juventusin, Greqinë, por suksesin më të madh e arriti në 2016 me Leicesterin duke u shpallur kampion Anglie.
Bardhi shquhet për krosimet e sakta dhe mjeshtërinë e goditjeve të dënimit. Ai luan prej dy sezonesh në Spanjë me Levanten dhe vitine kaluar u rendit i dyti pas yllit Lionel Messi për numrin e golavë të shënuar nga goditjet e dënimit.
23-vjeçari rinovoi këtë vit me skuadrën nga Valencia deri në 2022 duke siguruar një klauzolë prej 25 milionë €, por palët do të diskutojnë se si mund të procedohet me plotësimin e kërkesave financiare për të siguruar transferimin e tij në Premier League.