Klubi zikaltër i drejtuar nga Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Lukakun gjatë sezonit, në rastet kur ky i fundit mos të jetë në gjendjen tij optimale.
Pas pistës Giroud, mediet në Itali kanë shkruar se zikaltërit janë duke vëzhguar sulmuesin e Spal, Andrea Petagna. Lajmi bëri bujë në Itali duke ditur se futbollisti është një ish milanist.
Për zërat mbi transferimin foli vetë presidenti i Spal, Simone Colombarini i cili hodhi poshtë fjalët e përhapura.
"Nuk ka asgjë konkrete. Qëllimi jonë është që të kemi ekip konkurrues deri në fund dhe Andrea është një nga lojtarët e rëndësishëm për ne", u shpreh Colombarini.

Poll