
Dritë jeshile për futbollistin e Kombëtares Ermir Lenjani, i cili kohë e fundit ka pasur shumë probleme te Renne, ku është aktivizuar shumë pak, duke lënë pasoja në paraqitjen e tij në fushën e blertë.
Ai, së fundmi është drejt gjetjes së një zgjidhjeje për karrierën e tij futbollistike. Sipas medieve franceze, Lenjani ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së këtij muaji.
Kontrata e Lenjanit me Rennen përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e tij.
Poll