Bayern ka nisur të shqyrtojë kontratat e lojtarëve të saj. Rekordmenët e Gjermanisë po shikojnë rrezikun që po u kanoset nga ekipet e tjera elitare që kërkojnë të joshin me milionat e tyre, lojtarët e Bayern. Drejtuesit nuk do të lëshojnë aspak pe, ashtu siç kanë bërë dhe në të shkuarën.
Bayern ka nisur nga punë për të rinovuar kontrata me lojtarët e saj. I pari në listë është Musiala, që dhe pse ka një kontratë deri në 2026, Bayern dëshiron të zgjasë atë në vitin e ardhshëm duke ndryshuar dhe detajet e saj. Në listë gjithashtu janë dhe Hernandez dhe Davies, të cilët kanë pasur oferta nga klubet e tjera.
Poll