
Bayern Munich nuk po kalon një sezon siç pritej. Pas eleminit nga Champions League ata u eleminuan edhe nga kupa e Gjermanisë. Sikur të mos mjaftonte me kaq ata janë drejt humbjes së titullit kampion. Duke bërë kështu të bjerë perandoria e tyre në kampionat, ku pas 10 viteve mund ta mbyllin pa një trofe të fituar.
Pas largimit të Leëandoëskit drejt Barcelonës, bavarezët kanë vuajtur shumë në fazën sulmuese këtë sezon. Tashmë ata janë hedhur në kërkim të një zëvëndësuesi për vendin e lënë bosh nga polaku. Bëhet fjalë për sulmuesin që u shpall kampion bote me Argjentinën, Julian Alvarez.
23-vjeçari është në pronësi të MAnchester Cityt dhe ka një kontratë deri në vitin 2028. Alvarez këtë sezon ka zhvilluar 30 ndeshje në Premier League duke shënuar plot 9 gola dhe dhuruar një asist.