
Është mbyllur java e parë e Superligës së Basketbollit për meshkuj. 5 sfida mjaft interesante, por edhe surprizuese në të njejtën kohë.
Vllaznia triumfoi në shtëpi me rezultatin e thellë 98-47 përballë Skënderbeut. Të njejtën gjë bëri dhe Besëlidhja bëri me Teutën, por me një rezultat më të ngushtë. Lezhjanët fituan ndaj durrsakëve me rezultatin 90-67.
Në krahun tjetër Elbasani fitoi 82-79 me Partizani MCN. Kamza Basket nuk zhgënjen përballë Flamurtarit duke e mundur 76-45, ndërsa Apolonia “shtangu” Tirana Neptun. Fierakët fituan me rezultatin 87-81.
Poll