
Kampinoati i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e 4-të me rezultate interesante. Kampionët në fuqi, Tirana, si dhe nënkampionët Besëlidhja, mposhtin Elbasanin dhe Flamurtarin me një rezultat të thellë. Bardheblutë fitojnë 101-72 ndaj Elbasanit ndërsa lezhianët 112-75 kundër Flamurtarit.
Fitore të thellë mori edhe Kamza që mposhti Vllazninë në Shkodër me rezultatin 62-102. Ndeshja tjetër Skënderbei – Fieri Basket përfundoi me fitoren e miqve 66-78.
Rezultatet:
Skënderbeu 66-78 Fieri Basket
Vllaznia 62-102 Kamza Basket
Tirana 101-72 Elbasani
Besëlidhja 112-75 Flamurtari
Poll